përulem
Appearance
PËRULEM vetv.
- 1. Ul veten; poshtëroj veten S'donte të përulej para të tjerëve.
- 2. Nënshtrohem, gjunjëzohem; thyhem, përkulem. Populli ynë s'u përul kurrë.
- 3. Ul kokën në shenjë nderimi para dikujt a diçkaje; e nderoj thellë. Përulemi para kujtimit të dëshmorëve!
- 4. Pës. e PËRUL.