përtyp
Appearance
Shqip
[redaktoni]Folje
[redaktoni]përtyp kal.
- E thërrmoj me dhëmbë në gojë një ushqim para se ta kapërdij, e bluaj me dhëmbë; përçap. Përtyp bukën (mishin). E përtyp mirë. Lopa përtypte barin (gjethet).
- vet. veta III. Ripërtyp (për disa kafshë si lopa, dhia, delja etj.).
- fig. E kuptoj dhe e përvetësoj mirë një mësim, një udhëzim etj., e bluaj; përpiqem ta zotëroj e ta njoh me hollësi diçka. E përtypi mirë kiminë (botanikën, historinë). S'e përtyp dot (mezi e përtyp) atë lëndë.
- fig. Duroj; pranoj. S'e përtyp kritikën.
- I përtyp (i përçap) fjalët
- a) përmbahet në të folur, i mat mirë fjalët; i gëlltit fjalët;
- b) nuk shprehet qartë për diçka; flet si nëpër dhëmbë. E përtyp mendimin e bluan mirë në mendje atë që do të thotë, e mendon mirë.