përthyej

Nga Wiktionary

PËRTHYEJ kal.

  • 1. Kthej diçka në anë a në cepa, e palos në buzë. Përthyej qilimin. Përthyej gazetën. Përthyej mëngën e këmishës. Përthyej pantallonat.
  • 2. Bashkoj dy skajet a pjesët e diçkaje të lidhura me një nyjëzim; përkul, thyej. Përthyej krahun (gjunjët). Përthyej gishtin e dorës.
  • 3. vet. veta III fiz. Ia ndërron drejtimin një rrezeje drite etj., e thyen. Përthyen rrezet e diellit (prizmi, pika e ujit).
  • 4. fig. E bëj që të më nënshtrohet a të më përulet, mposht, thyej. S'i përthyente dot armiku.