përtërij
Appearance
PËRTËRIJ kal.
- 1. E bëj dikë më të ri, e bëj të duket më i ri; ia përmirësoj shëndetin; e rinoj. E përtëriu klima malore.
- 2. E bëj të dalë prapë, të rishfaqet; e bëj si ka qenë, e rikthej; e përsërit. Shiu e përtëriu barin. E përtërinë atë çështje (atë bisedë).
- 3. I jap a i shtoj forca të reja; i shtoj fuqinë, e rrit me forca të reja. Ia përtëriu forcat. Përtëriu trupat me forca të reja. usht.
- 4. fig. E bëj dikë ta ndiejë veten më të ri, i jap gjallëri e forca të reja; i jap diçkaje një pamje të re më të mirë, e bëj të lulëzojë. E përtëriu vendin. Fjalë (ngjarje) që të përtërijnë.
- 5. Fut pjesëtarë ose anëtarë të rinj në një organizatë, në një ekip etj. për ta forcuar e për t'i siguruar vijimësinë, e forcoj me gjak të ri. E përtërinë skuadrën. I përtërinë grupet artistike. E përtëriti organizatën me gjak të ri.