Jump to content

përtërihem

Nga Wiktionary

PËRTËRIHEM vetv.

  • 1. Bëhem më i ri, ndryshoj e dukem më i ri; më përmirësohet shëndeti; rinohem. Po përtërihen njerëzit. Iu përtëri fytyra. Punon e përtërihet. U përtëri mirë pas sëmundjes.
  • 2. vet. veta III. Del prapë, rishfaqet; bëhet si ka qenë, rikthehet; përsëritet. U përtëri mishi (në një vend të djegur etj.). U përtëri bari (pas korrjes, pas shiut). U përtërinë ato llafe dolën prapë ato llafe. Përtërihet hëna fillon e mbushet hëna.
  • 3. vet. veta III. Vjen, rivjen, rritet. Iu përtërinë forcat.
  • 4. fig. E ndiej veten më të ri, fitoj gjallëri e forca të reja; vet. veta III merr një pamje të re më të mirë, lulëzon. Përtërihet natyra (vendi).
  • 5. Pës. e PËRTËRIJ.