Jump to content

përsosur

Nga Wiktionary

PËRSOSUR mb.

  • Që është bërë a është punuar me cilësi të lartë; që ka një nivel të lartë artistik, shkencor etj., që s'ka të meta; që ka arritur përsosurinë, shumë i mirë, i mbaruar, i përkryer në të gjitha anët. Punë e përsosur. Makinë e përsosur. Vepër arti e përsosur. Ujitje (prashitje) e përsosur. Njeri (mësues, mjeshtër) i përsosur. Ka formë të përsosur.