përsipër
Appearance
PËRSIPËR
I. ndajf.
- 1. Në pjesën e sipërme a nga ana e sipërfaqes së diçkaje; në anën e jashtme të diçkaje; mbi krye; sipër; kund. përposh. Është e fortë (e butë, e kuqe, e bardhë) përsipër. Qëndron përsipër vaji (nafta). Mos i rri përsipër! I shkoi plumbi përsipër. I hoqi një bojë përsipër.
- 2. Përpjetë. E ngriti përsipër. U hodh përsipër.
II. parafj. Përdoret me një emër në rasën rrjedhore për të treguar sipërfaqen e një vendi a të një sendi, mbi të cilin ndodhet ose lëviz diçka; sipër, mbi; kund. përposh. Përsipër tryezës (tavanit).
- I hipi përsipër dikujt a diçkaje shih te HIPI. Marr përsipër (një punë, një detyrë...) ia hyj një pune duke marrë mbi vete përgjegjësinë për ta kryer, i dal zot një pune a një detyre. I rri përsipër dikujt a diçkaje kujdesem shumë për dikë a për diçka, nuk i ndahem i rri mbi kokë.