Jump to content

përshpirtshëm

Nga Wiktionary

PËRSHPIRTSHËM mb.

  • 1. Që ka ndjenjë prej besimtari, që është i dhënë pas fesë, ndjek rregullat e saj dhe beson në dogmat fetare. Njeri i përshpirtshëm.
  • 2. Që ka përmbajtje fetare; që bëhet sipas rregullave, dogmave e kërkesave të fesë. Vjersha të përshpirtshme. Vepra të përshpirtshme.
  • 3. Që tregon nderim për të vdekurit, për vendet që mbahen si të shenjta etj.; që tregohet i mëshirshëm (sipas moralit të fesë). Hiqej si njeri i drejtë dhe i përshpirtshëm.