përshkrim
Appearance
PËRSHKRIM m.
- 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve PËRSHKRUAJ, PËRSHKRUHET. Përshkrimi i natyrës (i ngjarjeve).
- 2. Ato që shprehim me shkrim a me gojë kur duam të japim pamjen e jashtme të një njeriu, të një sendi, të një vendi etj. ose të shtjellojmë si u zhvillua një dukuri a një ngjarje; tregim i hollësishëm për diçka. Përshkrim i plotë (i gjallë, i qartë). Bëri një përshkrim të mirë (të hollësishëm). E njohëm nga përshkrimi i tij.
- 3. let. Lloj tregimtar i prozës së shkurtër letrare a publicistike, në të cilin jepen, pa hyrë në analizën e lidhjeve të brendshme të gjërave, tiparet e një njeriu, të natyrës etj. ose përshkruhet një dukuri e jetës, një ngjarje etj. Përshkrim letrar. Përshkrim i shkurtër (i goditur). Botoi një përshkrim tërheqës.