Jump to content

përshëndet

Nga Wiktionary

PËRSHËNDET kal.

  • 1. I jap dorën dikujt, i bëj një shenjë me kokë, heq kapelën përpara tij etj. ose i them fjalë të caktuara urimi kur takohem me të a kur ndahem prej tij; i shfaq dikujt me fjalë ose me lëvizje të kokës, të dorës etj. ndjenja miqësie, nderimi a mirësjelljeje. E përshëndeti me dorë (me grusht, me kokë). Të përshëndet nga zemra. Përshëndetnin me fjalët «vdekje fashizmit». S'e njoh mirë, vetëm sa e përshëndet. Përshëndeti dhe u largua.
  • 2. Përgëzoj dikë, zakonisht një grup njerëzish të mbledhur diku, një kolektiv, një ndërmarrje, institucion etj., me rastin e një feste, të një fitoreje, të fillimit të punimeve të një kongresi a kuvendi etj., duke u uruar punë të mbarë e arritje të mëtejshme; i sjell a i dërgoj një përshëndetje. Përshëndeti Kongresin. Përshëndeti vullnetarët e hekurudhës. Përshëndeti në emër të Komitetit Qendror. Përshëndeti ngrohtësisht delegatët (të ftuarit).
  • 3. Jap pëlqimin tim të plotë për diçka; miratoj. Përshëndet një nismë revolucione. Përshëndetim luftërat e popujve për liri.