përsërit

Nga Wiktionary

PËRSËRIT kal.

  • 1. Them a shpreh edhe një herë atë që kam thënë ose që kam shprehur më parë, them përsëri. Përsëriti po ato fjalë. Përsërit të njëjtat gjëra. Përsërit e ripërsërit po ato kërkesa.
  • 2. Them a shpreh atë që ka thënë a ka shprehur dikush tjetër. Përsëriti fjalët e tij.
  • 3. Bëj edhe një herë një punë, një veprim etj. që kam bërë më parë, bëj përsëri të njëjtën gjë. Përsërit mësimin. Nuk e përsëriti më gabimin. Përsëriti klasën mbeti në klasë dhe i duhet të ndjekë mësimet edhe një herë në atë klasë.
  • 4. vjet. Ripërtërij. Përsëriti fuqitë. Dielli (shiu) i përsëriti lulet.
  • Përsërit vetveten shih te VETVET/E,~JA.