përqafoj
Appearance
PËRQAFOJ kal.
- 1. I hedh krahët në qafë dikujt për t'i shprehur dashurinë, miqësinë e përzemërt, kur përshëndetem më të etj.; e rrok me krahë dhe e afroj pranë gjoksit, e marr ngrykë. Përqafoj nënën (babanë, gruan, fëmijët). Të përqafoj me mall (nga larg).
- 2. fig. Pranoj një ide, një teori, një pikëpamje, një çështje etj. dhe bëhem ithtar besnik i saj, e bëj timen; zgjedh një rrugë veprimtarie sipas shembullit të dikujt, filloj të ndjek një drejtim të caktuar në një fushë të veprimtarisë politike, ekonomike etj. Përqafuan vijën e drejtë. Përqafuan idetë komuniste. Përqafuan kolektivizimin. Përqafuan teknikën e re (metodat e reja).