Jump to content

përputhje

Nga Wiktionary

PËRPUTHJE f.

  • 1. Veprimi dhe gjendja sipas kuptimeve të foljeve PËRPUTH, PËRPUTHEM. Përputhja e fjalëve me veprat. Përputhja e forcave prodhuese me marrëdhëniet në prodhim.
  • 2. Barazi a ngjashmëri ndërmjet dy gjërave ose dy dukurive, pajtim i plotë; përshtatje. Përputhje e plotë mendimesh. Në përputhje me rregulloren (me udhëzimet, me ligjet). Në përputhje me interesat e Atdheut (e popullit).