Jump to content

përpunoj

Nga Wiktionary

PËRPUNOJ kal.

  • 1. E punoj diçka (zakonisht një lëndë të parë) dhe nxjerr prej saj prodhime të ndryshme; e punoj më tej diçka, e sjell në një gjendje më të mirë ose e bëj më të gatshme për t'u përdorur; i jap dorën e fundit një vegle, një detali etj. Përpunojnë bitumin (naftën). Përpunon pemët (rrushin). Përpunon qumështin. Përpunojnë lëndën e parë.
  • 2. E ngre diçka në një shkallë më të lartë, e përsos më tej, ia rrit vlerat e cilësinë, duke e studiuar më me kujdes e me zell të posaçëm, duke e shtjelluar më mirë, duke e lëmuar etj. Përpunojnë gjuhën. E përpunojmë tej veprën (romanin).
  • 3. Ndërtoj a formoj diçka, duke menduar mirë e duke punuar me kujdes për të, duke shfrytëzuar përvojën etj.; përgatit diçka me kujdes të posaçëm, duke e menduar mirë dhe duke përqendruar gjithë vëmendjen; bëj, hartoj me kujdes. Ka përpunuar dhe ndjek një vijë politike të drejtë. Përpunoi një teori të re. Përpunoi një plan të hollësishëm. Përpunoi një projekt të ri.
  • 4. zakon. keq. Përpiqem t'i mbush mendjen dikujt e të ndikoj tek ai me mënyra të ndryshme, që të mbajë një qëndrim të caktuar për përfitime vetjake. Përpunonin mendimin (opinionin) publik. E kishte përpunuar një kulak. I përpunonte që të votonin për të.