Jump to content

përpjetë

Nga Wiktionary

PËRPJETË f.

  • 1. E përpjetë; kund. tatëpjetë. Përpjetë e fortë. Ecën në përpjeta dhe tatëpjeta.
  • 2. Valle burrash që luhet në rreth të mbyllur me hedhje dhe kërcime.


PËRPJETË f.

  • Faqe mali a kodre që vjen duke u lartësuar; rrugë a pjesë rruge që shkon nga poshtë lart; vend i përpjetë; kund. e tatëpjetë. E përpjetë e vështirë (e thepisur). Ngjiti (mori) të përpjetën.
  • Nuk i hyn asaj së përpjete dikush nuk i futet një pune të vështirë, i mungon vullneti a guximi për të bërë një punë jo të lehtë. Ka të përpjeta, (po) ka edhe të tatëpjeta fj.u. shih tek TATËPJET/Ë,~A(e) 2.


PËRPJETË mb.

  • 1. Që shkon nga poshtë lart; që vjen duke u ngjitur; kund. i tatëpjetë. Vend i përpjetë. Rrugë e përpjetë.
  • 2. fig. Që vjen duke u rritur e duke u zhvilluar më tej; ngjitës. Në vijë të përpjetë.


PËRPJETË

I. ndajf.

  • 1. Në drejtim nga poshtë lart; në një vend a drejt një vendi që shtrihet më lart një vendi tjetër, termal, lart; kund. tatëpjetë; poshtë. Ngriti kokën (sytë, dorën) përpjetë. Mori malin (kodrën, shtegun) përpjetë. I dha trupit përpjetë.
  • 2. Ngritur, drejt, lart; kund. poshtë. I mban veshët përpjetë (lepuri). E mban bishtin përpjetë. E mban kokën përpjetë.
  • 3. fig. Më shumë se një sasi e caktuar kohe etj., lart. Tetëdhjetë vjeç e përpjetë.

II. parafj. Përdoret me një emër në rasën rrjedhore, që shënon një vend më të lartë, drejt të cilit shkon dikush a diçka duke u ngjitur. Përpjetë malit (kodrës, bregut). Përpjetë lumit.

  • Bën (shkon) përpjetë rritet e zhvillohet mirë, merr zhvillim të mbarë, shkon lart. S'bën përpjetë dikush
  • a) nuk e merr dot veten pas një sëmundjeje;
  • b) nuk del dot nga një gjendje e vështirë ekonomike; nuk i vete mbarë, nuk ecën përpara. Me bythë përpjetë përmbys; me këmbë përpjetë. Hidhu përpjetë! shih te HIDHEM. U hodh (kërceu) përpjetë shih te HIDHEM. Hovi përpjetë nga diçka shih te HOV. Merr përpjetë dikush zemërohet shpejt, rrëmbehet. Me hundën përpjetë me mendjemadhësi, me fodullëk. Poshtë e përpjetë andej e këtej, pa ndonjë drejtim a qëllim të caktuar; tutje-tëhu, lart e poshtë. Me veshët përpjetë (ngritur) shih te VESH,~I. I mban veshët përpjetë (ngritur) rri në përgjim, përgjon me kujdes, është gjithnjë gati të dëgjojë. Dhi e zgjebosur (e zgjebur) e bishtpërpjetë (bishtin përpjetë) shih te ZGJEBOSUR (i,e). Më hedh (më ngre) dheu përpjetë shih te DHE,~U. I hidhet (i hov) gjoksi (zemra) përpjetë shih te HIDHEM. E ktheu (e ngriti, e hodhi) me këmbë përpjetë mospërf. shih te KËMB/Ë,~A. Mban bishtin përpjetë i është rritur mendja, vret lart. E mban (e ka) hundën përpjetë (lart) iron. shih te HUNDË,~A. Ngriti (çoi) duart lart (përpjetë) shih te NGRE. Ngre (çon) hundën përpjetë shih te HUND/Ë,~A. Iu ngritën (iu çuan) flokët (qimet, leshrat e kokës) përpjetë shih te FLOK,~U. E ka ngritur lafshën përpjetë shih te LAFSH/Ë,~A. Ngre ujin përpjetë shih tek UJ/Ë,~I. Dikush (njëri) përpjetë e dikush (tjetri) tatëpjetë dikush përparon e dikush shkon prapa, dikush ngjitet, dikush zbret, jeta ka të përpjeta e të tatëpjeta. Mos shiko (vështro) gjithnjë përpjetë, po shiko (vështro) edhe tatëpjetë fj. u. shih tek TATËPJETË.