përpjesëtim
Appearance
PËRPJESËTIM m.
- 1. Marrëdhënie të caktuara ndërmjet pjesëve përbërëse të diçkaje brenda së tërës; marrëdhënie mase a madhësie ndërmjet pjesësh ose gjërash që kanë lidhje njëra me tjetrën; kund. shpërpjesëtim. Në përpjesëtime të drejta (të arsyeshme). Përpjesëtimi çimento-rërë. Përpjesëtimet ndërmjet prodhimit dhe konsumit (të ardhurave dhe shpenzimeve). Në përpjesëtim me...
- 2. Marrëdhënie e harmonishme nga madhësia a nga përmasat ndërmjet pjesëve të diçkaje ose ndërmjet pjesëve dhe së tërës, simetri. Përpjesëtimi ndërmjet dyerve dhe dritareve. Përpjesëtimi ndërmjet trupit dhe gjymtyrëve.
- 3. kryes. fig. Madhësia e diçkaje, shkalla e zhvillimit a e shtrirjes që ka arritur një gjë, përmasë. Në përpjesëtime të mëdha. Në përpjesëtime botërore. Ka marrë përpjesëtime të gjera lufta kundër kolonializmit (kundër imperializmit, kundër revizionizmit).
- 4. mat. Barazia ndërmjet dy marrëdhënieve sasiore a numerike. Përpjesëtim i drejtë (i zhdrejtë). Dy të katërtat janë në përpjesëtim me katër të tetat.