Jump to content

përpiktë

Nga Wiktionary

PËRPIKTË mb.

  • 1. Që i përgjigjet qind për qind së vërtetës; që e tregon a e jep diçka pikërisht ashtu siç është në të vërtetë a në përputhje të plotë me diçka tjetër, me një gjedhe etj.; që bëhet a që punon ashtu si duhet, pa asnjë gabim e të metë; i saktë; i sigurt. Llogaritje të përpikta. Listë emërore e përpiktë. Orë e përpiktë. Aparat i përpiktë. Armë e përpiktë. Përkthim i përpiktë. Koha e përpiktë.
  • 2. Që godet a gjuan mirë në shenjë, që godet pikërisht atje ku duhet, që nuk gabon kur qëllon një pikë të caktuar. Qitës i përpiktë. Gjuajtës i përpiktë.
  • 3. Që i kryen punët e detyrat shumë mirë dhe në kohën e caktuar, që punon me kujdes të posaçëm dhe e bën çdo gjë me rregull e si duhet. Punëtor (nëpunës, nxënës) i përpiktë. I përpiktë në punë (në detyrë). Është i përpiktë si sahat.
  • 4. Që nuk lë vend për dyshime, që e jep a e shtjellon diçka në mënyrë të qartë e të prerë. Udhëzime (direktiva) të përpikta.
  • Shkencat e përpikta matematika dhe shkencat e tjera që mbështeten tek ajo.