përpara
Appearance
PËRPARA
I. ndajf.
- 1. Në vendin ose në drejtimin nga ana e fytyrës së dikujt a e faqes kryesore të diçkaje, nga ana e ballit; në drejtimin e lëvizjes së dikujt a të diçkaje ose më tej në këtë drejtim; ballë për ballë me dikë a me diçka; para; kund. prapa; pas. Në një shtëpi aty përpara. Qëndroi përpara. Eci përpara. Më doli përpara. E kam përpara. I rri përpara. Kaloni (shkoni) përpara! U hodh me vrull përpara. Bëri dy hapa përpara. Mezi bëri përpara. E vuri (e shtyu) përpara. Ia vuri gjellën (bukën) përpara.
- 2. Në anën e kraharorit të trupit a në pjesën e ballit të diçkaje; në pjesën në krye; kund. prapa. Fustan (bluzë) me kopsa përpara. Mbërthehet përpara. U ulën përpara në autobus (në teatër).
- 3. Në të ardhshmen, në kohën që do të vijë; në një kohë të afërt. Koha që kemi përpara. S'kemi shumë kohë përpara. Kemi përpara një datë të shënuar.
- 4. Në një kohë më të hershme a në të kaluarën; dikur. Përpara rronin keq (të veçuar). Nuk janë si përpara. E dinte që më përpara.
- 5. Më shpejt nga s'duhet (për orën). I ecën (i shkon) ora përpara. E ka sahatin pesë minuta përpara.
- 6. fig. Në rrugën ku ecim, në jetën a në punën tonë (kur kemi të bëjmë me diçka që duhet shqyrtuar, zgjidhur, kapërcyer etj.). U doli një pengesë përpara. Përpara na shtrohet një detyrë e rëndësishme. U vuri përpara një propozim të ri.
- 7. Në radhë të parë, në fillim, më parë se diçka tjetër ose se të tjerat. Përpara punën, pastaj pushimin (shpërblimin). Më përpara duhet menduar mirë.
- 8. Për një llogari të ardhme, si parapagim, si paradhënie. E pagoi që më përpara. Paguhet përpara parapaguhet.
- 9. fig. Në një gjendje të re, më të përparuar, më tej; në një nivel më të ngritur nga ana sasiore e cilësore, në një shkallë më të lartë në krahasim me të tjerët a me një periudhë të mëparshme. E kemi çuar përpara industrinë (bujqësinë, prodhimin, shkencën, letërsinë, artin). Kanë ecur përpara me planin (me korrjet, me shirjet, me mbjelljet). Jemi më përpara në krahasim me të tjerët. Ecim (marshojmë) përpara. Bënë një hap të madh përpara. Bëri (çau) përpara.
- 10. përd. mb. I përparmë. Ndodhet në pjesën (në radhën) përpara.
- 11. përd. pasth. Përdoret si thirrje për të nxitur dikë që të hidhet në sulm, të ndërmarrë diçka a të kapërcejë një pengesë me përpjekje e me guxim etj. Përpara partizanë! Përpara për fitore të reja!
II. parafj.
- Para. Përpara shtëpisë. Përpara hyrjes. Përpara dy muajve. Rrinte urtë përpara mësuesit. E vunë përpara përgjegjësisë. E plotësuan planin përpara afatit. Jemi përpara festave të mëdha. Nuk ishte gjë përpara tij nuk ishte gjë në krahasim me të.
- Përpara (para) se... lidh. përdoret në fillim të një fjalie të varur kohore për të treguar se veprimi i fjalisë kryesore ndodh para veprimit të shprehur nga fjala e varur (p.sh. Hynë në klasë përpara se të vinte mësuesi.). Përpara (para) hundës së dikujt shih te HUND/Ë, A. Përpara (para) syve të dikujt shih te SY,~RI. Bëj (çaj) përpara përparoj; zhvillohem. I dal përpara dikujt shih te DAL. Nuk i dilet përpara a) është shumë i fuqishëm; është shumë i zoti për diçka, nuk mund të matesh dot me të;
- b) është inatosur dhe egërsuar shumë, nuk mund të flitet dot shtruar me të, nuk ha arsye. E vuri (e mori) përpara dikë
- a) e theu, e shpartalloi, e detyroi t'ua mbathë këmbëve; b) e mposhti, e mundi me fakte a me argumente të pakundërshtueshme. E ka të ardhmen përpara e pret një jetë më e mirë plot mbarësi e suksese. E ka vënë punën përpara
- a) ia ka marrë dorën mirë një pune dhe po punon shpejt e mirë;
- b) ka kryer pjesën më të madhe a më të vështirë të saj. Përpara rripë e prapa thikë shih te RRIP/Ë, A. Qentë le të lehin, karvani shkon përpara fj. u. shih te LEH.