përmirësoj
Appearance
PËRMIRËSOJ kal.
- 1. E bëj diçka më të mirë e më të përsosur; e bëj më të mirë gjendjen e dikujt a të diçkaje; ngre vlerën a cilësinë e diçkaje, i bëj përmirësime; kund; keqësoj. Përmirësoj punën. Përmirësoj metodën (stilin) në punë. Përmirëson shëndetin. Përmirësoi gjendjen ekonomike të masave. Përmirësojnë cilësinë e prodhimeve. Përmirësojnë racën e lopëve (e dhenve). Përmirësoj marrëdhëniet.
- 2. bujq. Ngre a shtoj prodhimtarinë e tokës, duke hapur kanale kulluese e ujitëse, duke e plehëruar dhe duke krijuar në përgjithësi kushte natyrore më të mira. Përmirësuan fushat (mijëra hektarë tokë).
- 3. sport. Arrij tregues më të lartë në një fushë të sportit a në një garë sportive. Përmirësoi rekordin kombëtar.