Jump to content

përmendsh

Nga Wiktionary

PËRMENDSH ndajf.

  • 1. Duke përdorur kujtesën, me të kujtuar, pa pasur para syve diçka të shkruar a të shënuar, me mend. E di përmendsh. E tha (e recitoi) përmendsh.
  • 2. Fjalë për fjalë, në mënyrë mekanike, pa u përqendruar te përmbajtja. Mësonin përmendsh.
  • 3. Shumë mirë, në mënyrë të përsosur, në majë të gishtave. E di përmendsh. E njoh vendin përmendsh.