përmbledhur

Nga Wiktionary

PËRMBLEDHUR mb.

  • 1. Që e paraqet diçka shkurt, me pak fjalë e në vijat themelore; që nuk përfshin hollësitë e gjithçka është shkruar ose është thënë, përmbledhës. Përshkrim i përmbledhur. Në mënyrë të përmbledhur.
  • 2. Që i ka shtëpitë të grumbulluara pranë e pranë, i mbledhur; kund. i shpërndarë, i përndarë, i hapur. Fshat i përmbledhur.
  • 3. fig. I përmbajtur dhe i matur në veprime e në sjellje; i kursyer në shpenzime. Njeri i përmbledhur.