Jump to content

përmbledh

Nga Wiktionary

PËRMBLEDH kal.

  • 1. Mbledh disa gjëra të shpërndara andej-këtej ose në vende të ndryshme dhe i vendos diku të gjitha së bashku; fut në një vend. I përmblodhi plaçkat në një dhomë. I përmblodhi shkrimet në një vëllim të vetëm.
  • 2. vet. veta III. Përfshin, ka. Përmbledh disa fshatra.
  • 3. Nxjerr e rreshtoj gjërat më kryesore nga përmbajtja e një libri, e një fjalimi etj.; paraqit me pak fjalë përmbajtjen e një teksti ose të një bisede. E përmblodhi gjithë studimin në njëzet faqe. E përmblodhi fare shkurt. E përmblodhi me shkrim (me gojë).
  • 4. vjet. Mbledh të dhëna, fakte etj. me një qëllim të caktuar. Përmblodhën të dhëna të reja (dokumente, fakte historike). Përmblodhën ndihma.
  • 5. Përqendroj fuqitë, vëmendjen, forcën e vullnetit etj. kam ndodhem përpara një rreziku a një vështirësie që duhet kapërcyer me guxim, mbledh. Përmblodhi të gjitha forcat. E përmblodhi mendjen.
  • 6. Afroj, tërheq pranë trupit a pranë vetes diçka që ishte e shtrirë, mbledh. Përmbledh krahun (këmbën).
  • 7. Marr masa detyruese kundër dikujt duke i pakësuar guximin a vetëveprimin e tepruar, për ta ndaluar që të bëjë diçka të keqe etj., e shtroj, e bëj zap. Nuk e përmblidhte dot të birin.
  • 8. bised. I bie dikujt me diçka, e godas (kryes. me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Ia përmblodhi me pëllëmbë (me grusht). Ia përmblodhi keq.