përmbaj
Appearance
PËRMBAJ kal.
- 1. I bëj ballë dikujt a diçkaje; e ndaloj që të përparojë a të vejë me tutje, e mbaj brenda disa kufijve, e pengoj, e mbaj. Përmbaj kalin. E përmbajtën sulmin e armikut. Mezi e përmbajtën turmën.
- 2. E ndaloj diçka që të dalë përjashta a të shpërthejë me forcë; mbaj me forcën e vullnetit një ndjenjë zemërimi, gëzimi etj.; i ndal hovin a zhvillimin e mëtejshëm diçkaje. Mezi i përmbajti lotët. E përmbajti inatin (zemërimin). Nuk e përmbante dot gazin. E përmban veten përmbahet, e sundon veten, nuk rrëmbehet.
- 3. vet. veta III. Ka diçka në përbërjen e vet. Përmban vajra (lëndë të huaja). Gjaku përmban edhe ujë. Toka përmban kripëra të ndryshme.
- 4. vet. veta III. Nxë, merr, mban; ka brenda disa njësi, disa elemente etj., përfshin, ka si pjesë përbërëse. Ena përmbante dhjetë litra qumësht. Salla përmbante dyqind vetë. Fjalori përmban dyzet mijë fjalë. Revista përmban disa artikuj.
- 5. vet. veta III (edhe fig.). Ka si përmbajtje, përmbledh; përmbyll në vetvete. Dokumenti përmban të dhëna të rëndësishme. Ç'përmban kjo letër? Ky mendim përmban diçka të drejtë (të arsyeshme).
- 6. vjet. E ndihmoj që të jetojë a të mbahet i gjallë; e mbaj në këmbë, mbaj. Përmbante familjen me bukë. Përmbante një mësonjëtore shqipe.