përmbështjell
Appearance
PËRMBËSHTJELL kal.
- 1. Pushtoj dikë a diçka me krahë; i ngjitem e i mbështillem pas trupit. Përmbështjell midis krahëve. Urthi përmbështjell trungun e pemës.
- 2. Grumbulloj diçka në një vend e pastaj e shpërndaj andej e këtej, duke e sjellë rrotull me forcë. Era e vjeshtës i përmbështillte gjethet.
- Përmbështjell veten (shpirtin, frymën) i jap guxim e forcë vetes për të përballuar një vështirësi; e marr veten përsëri, e mbledh veten.