përlyhem
Appearance
PËRLYHEM vetv.
- 1. Bëhem me lyrë, lyrosem. U përlye me gjellë. Kosi është i mirë kur përlyhet luga.
- 2. Bëhem me njolla, ndotem gjithandej, ndyhem, fëlliqem. U përlye me lëng pemësh (me bojë, me llucë). U përlye me gjak.
- 3. Marr mikrobe nga një i sëmurë, nga plaçkat e tij etj.; marr një sëmundje ngjitëse, infektohem. U përlye nga stërpikat (nga çarçafët) e të sëmurit.
- 4. fig. Marr pjesë a përzihem në një punë të ligë, në një krim etj.; njollosem në një punë të keqe a të ndyrë. Ishte përlyer me pushtuesit. Nuk u përlye në ato punë.
- 5. Pës. e PËRLYEJ.