përlyej
Appearance
PËRLYEJ kal.
- 1. E bëj me lyrë, e lyros. E përleu me vaj. E përleu mbulesën.
- 2. E bëj me njolla, e ndot gjithandej, e fëlliq diçka që ishte e pastër. E përlyen me baltë (me bojë shkrimi). Përleu dorën (këmbën) me gjak.
- 3. E ndyj diçka me lëndë të dëmshme a helmuese; e mbush me mikrobe që shkaktojnë sëmundje, e ndot; e turbulloj. E përleu ujin (mishin). Përleu mjedisin. E përleu me mikrobe.
- 4. fig. Bëj që dikush të humbasë emrin e mirë, e njollos dikë, i vë njollë; e prish, e bëj që të humbasë pastërtinë morale. I përlyen emrin. Nuk e përlyejmë flamurin e revolucionit. Nuk e përlyen dot rininë shqiptare.