përlaj
Appearance
PËRLAJ kal.
- 1. E kap dikë shpejt, duke e pushtuar e shtrënguar mirë, e përfshij, e mbërthej. E përlau për zverku (për beli). E përlau me të dy krahët.
- 2. E marr me vete diçka, duke e rrëmbyer dhe duke e hequr me forcë e me shpejtësi nga një vend, e fshij. E përlau shiu dheun. I përlau era gjethet. E përlanë dallgët.
- 3. fig. Zhduk, fshij nga faqja e dheut, zhbij, shfaros. I përlau revolucioni. Përlanë armiq e tradhtarë. Përlanë çdo gjë të mykur (të kalbur). I përlau kolera (murtaja). E përlaftë mortja! mallk.
- 4. Rrëmbej diçka me shpejtësi dhe zakonisht me dhunë a fshehurazi, vjedh; grabit. Ia përlanë të gjitha. Ia përlau nga dora (nga xhepi).
- 5. Ha a gëlltit diçka menjëherë; e fshij diçka të tërë e shpejt e shpejt, s'lë gjë fare. E përlau pjatën. Përlau një pulë të tërë. E përlau ujku delen. Ai më përlan edhe mua. thjeshtligj., iron. ai ha shumë.
- 6. fig. Pushtoj me forcë vende a krahina të huaja. Përlanë toka (krahina) të tëra.