Jump to content

përkundërt

Nga Wiktionary

PËRKUNDËRT mb.

  • 1. Që ndodhet me fytyrë në drejtim të dikujt a të diçkaje, i vendosur ballë për ballë me dikë a me diçka; që është në anën e kundërt të diçkaje. Ana e përkundërt. Faqet e përkundërta të figurës (të kubit). Bregu i përkundërt i lumit (i liqenit).
  • 2. Që nuk pajtohet fare me dikë a me diçka tjetër, i kundërt. Qëndrim i përkundërt. Interesa të përkundërta. Mendime të përkundërta.