përkulem
Appearance
PËRKULEM vetv.
- 1. vet. veta III. Merr trajtën e një harku, bëhet si hark, lakohet; epet (për diçka që është e drejtë). Përkulet shelgu (dega, thupra, shufra, teli). Përkulet trupi nga mosha (nga vitet).
- 2. Lakoj trupin, përthyej trupin. Përkulem përpara (prapa, anash). Përkulem thellë. U përkul dhe e ngriti nga toka.
- 3. vet. veta III. Ulet poshtë, lëshohet në drejtim të tokës, varet. Iu përkul koka.
- 4. fig. Shpreh nderim të posaçëm për dikë a për diçka, e nderoj thellë. Përkulemi para kujtimit të dëshmorëve.
- 5. fig. Mposhtem e i nënshtrohem vullnetit të dikujt, nuk i qëndroj dot më dikujt a diçkaje e nis të bëj lëshime, gjunjëzohem, thyhem. Nuk përkulemi para vështirësive. Nuk u përkulën para dhunës (para kërcënimeve). Nuk u përkul nga dhembja. U përkul para lotëve (para lutjeve) të saj.
- 6. Pës. e PËRKUL.