Jump to content

përkas

Nga Wiktionary

PËRKAS kal.

  • 1. E prek dikë a diçka lehtë me dorë ose me gisht, prek. Përkas me dorë (me gisht). I përkiti ballin e nxehtë.
  • 2. vet. veta III (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). E kam pronë, më takon, është imja; bën pjesë në një tërësi, është pjesë e pandarë e diçkaje. Tokat i përkisnin Arianitit. Krahinë që i përkiste Ilirisë.
  • 3. (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Bëj pjesë në një klasë a në një grup shoqëror ose në një organizatë, hyj, jam i... I përkiste fisit të... I përkiste klasës feudale. I përkiste një shtrese të ulët.
  • 4. vet. veta III (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Lidhet a ka të bëjë drejtpërdrejt me dikë ose me diçka, është e drejta e dikujt, i takon, është për të. Arti i përket popullit. Roli udhëheqës i përket klasës punëtore. Fitorja i përket socializmit. Udhëheqës që i përkasin gjithë proletariatit botëror (gjithë botës).
  • 5. vet. veta III (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Kam të drejtën a radhën të bëj diçka, të marr pjesë diku etj., më takon, më bie. Nuk më përket mua të shkoj. Nuk i përkiste të fliste i pari. Ishte veshur siç i përkiste. Mbante qëndrimin që i përkiste.
  • 6. vet. veta III (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Është vepër e dikujt, është bërë a është punuar nga dikush; është krijuar a është punuar në një periudhë kohe të caktuar. Pikturë që i përket Onufrit. Vepra arkitekture që i përkasin shekullit të tetëmbëdhjetë.
  • Për sa i përket... libr. në lidhje me.... për ...