përkëtej

Nga Wiktionary

PËRKËTEJ


I. ndajf.Në anën ku ndodhemi; në këtë drejtim, nga kjo anë, në anën e këtejme; kund. andej; matanë. Mali përkëtej. U hodh përkëtej.


II. parafj. Përdoret me një emër në rasën rrjedhore që shënon vendin ku gjendemi (kryesisht kur ky ndodhet në anën e këtejme të një uji, të një mali, grope etj.); këtej; kund. andej; matanë. Përkëtej lumit (Vjosës). Përkëtej detit. Përkëtej kufirit. Përkëtej luginës (humnerës).