përkëmbur
Appearance
PËRKËMBUR mb.
- 1. Që është ngritur me këmbë e ka filluar të eci vetë; i rritur (për fëmijët). I ka fëmijët të përkëmbur.
- 2. Që ka filluar të rritet e të hedhë shtat; që është ngritur me këmbë pas shiut, erës etj. Grurë i përkëmbur. Bimë të përkëmbura (pas shiut).
- 3. Që ka filluar ta marrë veten pas një sëmundjeje ose pas një gjendjeje të rëndë ekonomike etj.