Jump to content

përkëdheli

Nga Wiktionary

PËRKËDHELI f.

  • 1. Shprehje e dashurisë ose e dashamirësisë ndaj dikujt, duke e fërkuar lehtë me dorë, duke i thënë fjalë të ëmbla e duke i buzëqeshur, duke e trajtuar me mënyra të buta etj.; dhele. Përkëdhelitë e nënës (e prindërve). I foli (e pa) me përkëdheli. I rritur me përkëdheli.
  • 2. keq. Qëndrim tepër i butë ndaj dikujt, duke i plotësuar edhe tekat e trillet, butësi e tepruar; llastim. E prishën përkëdhelitë.