përkëdhel
Appearance
PËRKËDHEL kal.
- 1. E fërkoj dikë lehtë me dorë, i lëmoj një pjesë të trupit për t'i shprehur ndjenja dashurie a dashamirësie, e ledhatoj. I përkëdheli kokën (flokët, faqet, duart).
- 2. vet. veta III fig. Prek a çik lehtë diçka, lëmon. Valët përkëdhelin bregun. Era i përkëdhelte fytyrën.
- 3. fig. I them dikujt fjalë të ëmbla, i shpreh me mënyra të ndryshme dashurinë a dashamirësinë. Përkëdhel fëmijën.
- 4. fig. keq. E marr dikë me të mirë, duke i plotësuar edhe tekat e trillet, duke mos e qortuar për gabimet që bën etj. E kanë përkëdhelur (tepër). Nuk e ka përkëdhelur jeta.
- 5. fig. Shpresoj me një kënaqësi të brendshme që të më plotësohet një dëshirë a qëllim. Përkëdhelte një dëshirë (një ëndërr) të fshehtë.