Jump to content

përjashtim

Nga Wiktionary

PËRJASHTIM m.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve PËRJASHTOJ, PËRJASHTOHEM. Përjashtim nga shkolla (nga konvikti). Përjashtim nga partia (nga radhët e organizatës). Përjashtimi i lojtarit nga loja.
  • 2. Diçka që del jashtë rregullit të përgjithshëm, shmangia e diçkaje nga rregulli i zakonshëm a nga norma e vendosur. Rregullat dhe përjashtimet. Përjashtimi forcon rregullën. fj. u. libr.
  • Me përjashtim të... përveç..., pa përfshirë..., duke përjashtuar... Pa përjashtim që të gjithë, të tërë. Bën përjashtim është rast i rrallë e i vetëm.