përhidhem
Appearance
PËRHIDHEM vetv.
- 1. I jap trupit përpjetë me vrull, hidhem lart zakonisht disa herë, kërcej. Hidhen e përhidhen nga gëzimi.
- 2. vet. veta III. Hidhet shumë përpjetë, lëkundet shumë; kërcen lart e poshtë. Përhidhet barka mbi dallgët. Makina hidhej e përhidhej nëpër gropa.
- 3. vet. veta III. Lëviz sa andej këtej, tundet, valëvitet. Përhidhen flamurët e lirisë. I përhidheshin gërshetat.
- 4. vet. veta III. Merr me hov lart, ngrihet menjëherë përpjetë; azdiset (edhe fig.). Përhidhet flaka drejt tavanit. I ishte përhedhur shtati ishte rritur shumë e me vrull. Ishin përhedhur bimët.
- 5. Pës. e PËRHEDH.