përhapur
Appearance
PËRHAPUR mb.
- 1. Që është përhapur në drejtime të ndryshme, që e gjen në vende të ndryshme, i zgjeruar, i shtrirë, i shpërndarë. Popullsi shumë e përhapur. Fis i përhapur.
- 2. Që ka një shtrirje të gjerë, që zë një sipërfaqe të madhe, që nuk është i mbledhur në një vend, i shpërndarë, i përndarë; kund. i mbledhur. Fshat i përhapur.
- 3. Që ka kaluar nga njëri tek tjetri dhe është përhapur në një shumicë njerëzish (për një sëmundje). Sëmundje e përhapur.
- 4. Që ka një shtrirje të gjerë; që gjen zbatim në shumë vende dhe në shumë drejtime; që është bërë i njohur kudo; i zakonshëm, i rëndomtë; kund. i kufizuar. Metodë e përhapur. Zakon i përhapur në shumë krahina.