përgjysmoj

Nga Wiktionary

PËRGJYSMOJ kal.

  • 1. E ndaj diçka në dy pjesë të barabarta; e bëj me dysh. Përgjysmoj bukën. Diagonale që përgjysmojnë njëra-tjetrën.
  • 2. Heq gjysmën e vëllimit ose të sasisë nga një shumë a nga diçka, lë gjysmën; çoj deri në gjysmë, më mbetet vetëm gjysma; pakësoj a zvogëloj diçka në mënyrë të ndjeshme. I përgjysmuan shpenzimet. I përgjysmuan trupat naziste i dëmtuan rëndë. E përgjysmoi shishen e verës e piu gjysmën e shishes. E përgjysmoi bukën (gjellën). I përgjysmuam të korrat.