Jump to content

përgjysmë

Nga Wiktionary

PËRGJYSMË ndajf.

  • 1. Në dy pjesë të barabarta; në dy pjesë. Ndaj përgjysmë. U thye përgjysmë.
  • 2. Deri në mes; jo plot. E mbushi gotën përgjysmë. Shishja kishte mbetur përgjysmë.
  • 3. Në mënyrë jo të plotë, pjesërisht; pak, jo deri në fund. Mbylli sytë përgjysmë. Hapi derën (dritaren) përgjysmë. U ngrit përgjysmë.
  • 4. Pa e përfunduar, pa e shpënë deri në fund diçka, në mes. Nuk e lë punën përgjysmë. Mbeti biseda (kënga) përgjysmë. Ia preu fjalën përgjysmë.