përgjithshëm
Appearance
PËRGJITHSHËM mb.
- 1. Që është i përbashkët ose karakteristik për një tërësi njerëzish, sendesh a dukurish, që u përket të gjithëve ose një numri të madh njerëzish, sendesh etj.; kund. i veçantë; i posaçëm. Parime të përgjithshme. Tipare (karakteristika) të përgjithshme. Trajta më e përgjithshme e një fjale. Mënyra më e përgjithshme e shqiptimit. Rregull i përgjithshëm.
- 2. Që përfshin të gjithë anëtarët e një popullsie, të një grupi njerëzish etj.; që bëhet për të gjithë njerëzit ose nga të gjithë njerëzit; kund. i pjesshëm. Mobilizim i përgjithshëm. Kryengritje e përgjithshme. Votim i përgjithshëm dhe i fshehtë. Arsim i përgjithshëm dhe falas. Armatimi i përgjithshëm i popullsisë. Regjistrimi i përgjithshëm i popullsisë. Greva e përgjithshme e punëtorëve. Mbledhja e përgjithshme e shkrimtarëve. Gëzon nderimin e përgjithshëm.
- 3. Që prek diçka në tërësi, që e përfshin të tërën; që ndodh ose që bëhet në përpjesëtime të gjera a në një hapësirë të madhe, që e përfshin të gjithë. Ofensivë (mësymje) e përgjithshme. Rrëmujë e për përgjithshme. Kriza (shthurja) e përgjithshme e botës kapitaliste. Dobësi e përgjithshme e organizmit.
- 4. Që përfshin të gjitha sendet a dukuritë e një kategorie pa përjashtim; që bëhet në mënyrë tërësore dhe rrënjësore, i plotë; kund. i pjesshëm. Pastrim i përgjithshëm. Kontroll (revizionim) i përgjithshëm.
- 5. Që merret në tërësi, që merret i gjithë, tërësor. Shuma e përgjithshme. Prodhimi i përgjithshëm industrial. Vëllimi i përgjithshëm i qarkullimit të mallrave. Sasia e përgjithshme e grurit. Numri i përgjithshëm i popullsisë.
- 6. Që lidhet drejtpërdrejt me pjesën më të madhe të popullit, që i përket gjithë popullit ose shumicës dërrmuese të tij, që është i të gjithëve, që ka të bëjë me gjithë shoqërinë; që është pranuar nga të gjithë; kund. vetjak. Lumturia (e mira) e përgjithshme. Varfëri e përgjithshme. Mendimi i përgjithshëm. Për të mirën (për dobinë) e përgjithshme. Vë interesin e përgjithshëm mbi interesin vetjak.
- 7. Që ka të bëjë me natyrën, me botën reale e me shoqërinë në tërësi; që e formon njeriun në përgjithësi; kund. i veçantë; profesional. Ligjet e përgjithshme të natyrës (të shoqërisë). Kulturë e përgjithshme. Arsim i përgjithshëm. Shkollë e mesme e përgjithshme. Lëndët e kulturës së përgjithshme.
- 8. Që është a që bëhet në përgjithësi, që nuk hyn në hollësira. Në vija të përgjithshme. Diskutim i përgjithshëm. Plan i përgjithshëm. I shtroi çështjet në mënyrë të përgjithshme. U shpreh me fjalë të përgjithshme. Si rregull e përgjithshme...
- 9. Që është në krye të të gjitha degëve a të të gjitha hallkave organizative të një administrate, të një ushtrie etj.; që udhëheq gjithë veprimtarinë e një organi a të një organizate. Inspektor (drejtor) i përgjithshëm. Sekretar i përgjithshëm. Komandant i përgjithshëm. Prokurori i Përgjithshëm. Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare.
- 10. mjek. Që prek të gjithë trupin; që vepron mbi të gjithë trupin; kund. i pjesshëm. Sëmundje e përgjithshme. Mpirje e përgjithshme. Bar (helm) me veprim të përgjithshëm.
- 11. tek. Që është ndërtuar për të kryer punë nga më të ndryshmet, i gjithanshëm, universal; kund. special. Makina të përgjithshme dhe speciale.
- 12. Përdoret si pjesë e dytë në emërtimin e disa shkencave që merren me studimin e parimeve themelore, teorike dhe përfshijnë konceptet themelore ose japin njohuritë kryesore në fusha të caktuara. Gjeografia e përgjithshme. Historia e përgjithshme. Biologjia e përgjithshme. Kimia e përgjithshme. Gjuhësia e përgjithshme.
- 13. Përdoret si pjesë e dytë në emërtimin e disa specialistëve, që punojnë në një fushë të gjerë të veprimtarisë, të prodhimit etj., që nuk janë të specializuar vetëm për një fushë të ngushtë. Agronom i përgjithshëm. Mjek i përgjithshëm. Gjeolog i përgjithshëm.
- 14. gjuh. Që emërton një klasë të tërë qeniesh të gjalla, sendesh a dukurish, sipas tipareve të tyre të përbashkëta; kund. i përveçëm. Emër i përgjithshëm (p.sh. njeri, dele, ujk, libër, shkollë, liri, lumturi etj.).
- Në vija të përgjithshme (kryesore, të trasha) shih te VIJ/Ë,~A.