Jump to content

përgjithësim

Nga Wiktionary

PËRGJITHËSIM m.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve PËRGJITHËSOJ, PËRGJITHËSOHET. Përgjithësimi i përvojës së të përparuarve (i shembullit të më të mirëve).
  • 2. Përfundimi i përgjithshëm që del nga shqyrtimi i sendeve dhe i dukurive të veçanta dhe nga lidhja e tipareve a e anëve të tyre të përbashkëta e më thelbësore; filoz. Veprim i mendimit abstrakt me të cilin zbulohen anët dhe lidhjet e përbashkëta në një grup sendesh a dukurish, për të formuar nocionet e kategoritë, ligjet e shkencës e teoritë shkencore.