përgjithësi
Appearance
PËRGJITHËSI palak.
- Në përgjithësi:
- a) në tiparet më kryesore e më të përgjithshme, në gjërat më themelore; në shumicën e rasteve, në të shumtën e herës; në vija të përgjithshme, përgjithësisht. Përfundime të mira në përgjithësi. Në përgjithësi kështu ndodh;
- b) në tërësi, të gjithë, pa përjashtim; duke përfshirë të gjitha gjërat e një grupi a të një kategorie; kund. në veçanti. Artet në përgjithësi dhe artet figurative në veçanti (veçanërisht). I kontrolluan biletat në përgjithësi (pa përjashtim);
- c) në mënyrë të përgjithshme; pa përmendur emra e pa hyrë në hollësira, në parim, pa u ndalur në diçka të veçantë. E them (e kam) në përgjithësi. Kritikonte në përgjithësi. Mos fol në përgjithësi, fol konkretisht.