Jump to content

përgjegjësi

Nga Wiktionary

PËRGJEGJËSI f.

  • 1. Të qenët përgjegjës, gjendja e atij që është përgjegjës; detyra që ka dikush për të organizuar dhe për të drejtuar punën e disa vetave në një ndërmarrje prodhimi, në një institucion shtetëror, në një sektor a seksion etj. Përgjegjësi civile (ushtarake). Njeri me përgjegjësi. I kanë dhënë një përgjegjësi të rëndësishme. E ngritën në përgjegjësi. Ra (zbriti) nga përgjegjësia. E ulën (e hoqën) nga përgjegjësia.
  • 2. Detyrimi që ka dikush për t'u përgjigjur e për të dhënë llogari për punën e veprimet e veta, për diçka që ka ndodhur etj.; detyrimi ose pesha e fajit që bie mbi dikë për diçka që ka ndodhur. Përgjegjësi e përbashkët (kolektive, vetjake). Përgjegjësi morale (materiale). Përgjegjësi penale. Përgjegjësi shtetërore (zyrtare). Mban përgjegjësi për diçka. Ka përgjegjësi për atë që ndodhi. E vunë para përgjegjësisë dikë. Përgjegjësia bie mbi të. Nuk i shmanget përgjegjësisë. S'e merr përsipër përgjegjësinë.
  • 3. Ndjenjë e lartë që ka njeriu, i cili merr përsipër me vullnet të kryejë sa më mirë një punë, një detyrë të ngarkuar nga shoqëria etj. Punojnë me përgjegjësi (pa pikën e përgjegjësisë). E ndiejnë përgjegjësinë para historisë (para popullit). Veprojnë (diskutojnë) me përgjegjësi të plotë. Rritet ndjenja e përgjegjësisë.