Jump to content

përgjegjës

Nga Wiktionary

PËRGJEGJËS m.

  • 1. Ai që organizon dhe drejton punën e disa vetëve në një ndërmarrje prodhimi, në një institucion shtetëror etj., ai që përgjigjet për punën në një sektor të caktuar, ai që ka një përgjegjësi; anëtar i komitetit ekzekutiv të një rrethi, që drejton e organizon punën e një seksioni; shef. Përgjegjës teknik. Përgjegjës i skuadrës (i brigadës). Përgjegjës sektori. Përgjegjësi i arsimit (i bujqësisë, i financës, i industrisë, i shëndetësisë). Përgjegjësi i ndërresës. usht. ushtaraku që bën ndërrimin e rojave gjatë një shërbimi prej njëzet e katër orësh. E caktuan përgjegjës.
  • 2. Ai që përgjigjet a është i detyruar të japë llogari për punën e veprimet e veta, për diçka që ka ndodhur etj. Ai është përgjegjës për këtë që ndodhi.


PËRGJEGJËS mb.

  • 1. Që është i detyruar të japë llogari për punën e veprimet e veta, për pasojat e tyre, që përgjigjet. Organi përgjegjës. Është përgjegjës para popullit.
  • 2. Që ka lidhje ballë për ballë me diçka, që i përgjigjet diçkaje; që është i barasvlershëm me diçka korrespondues. Vlerat përgjegjëse. E përktheu pikë për pikë me fjalët përgjegjëse në gjuhën shqipe.
  • Kënde përgjegjëse mat. shih te KËND,~I 1.