përgjërohem
Appearance
PËRGJËROHEM vetv.
- 1. Shpreh një dashuri të madhe e adhurim për dikë, e dua aq shumë sa lë edhe kokën për të; kam shumë mall për dikë a për diçka. Përgjërohet për nusen. Përgjëroheshin për Atdheun. Përgjërohen për njëri-tjetrin.
- 2. fig. Kam nevojë e dëshirë të madhe për diçka, digjem; kërkoj me këmbëngulje diçka. Përgjëroheshin për një pikë ujë (për një copë tokë).
- 3. (zakon. me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). I bëj be dikujt për njeriun më të dashur ose për gjënë më të shtrenjtë, i lutem shumë për diçka duke e vënë në be. Iu lut e iu përgjërua. Iu përgjërua për kokën e së bijës.