përfundimtar

Nga Wiktionary

PËRFUNDIMTAR mb.

  • 1. Që bëhet në mbarim të diçkaje, që nxirret në fund; që i jep fund diçkaje, që mbyll diçka; i fundit, i përfundimit. Provimet përfundimtare. Notat përfundimtare. Rezultatet përfundimtare. Rrallimi përfundimtar i perimeve. Korrjet janë në fazën përfundimtare.
  • 2. Që ka arritur shkallën e duhur të përpunimit për kërkesat që shtrohen; që nuk ka nevojë për një kohë për ndryshime të mëtejshme. Tekst përfundimtar. Varianti përfundimtar i një vepre.
  • 3. Që është i fundit, që s'ka tjetër; që bëhet përfundimisht; që arrihet një herë e përgjithnjë; që bëhet në mënyrë të plotë, të gjithanshme dhe të përsosur, që i jep zgjidhje diçkaje në mënyrë të plotë. Fitore përfundimtare. Zgjidhje përfundimtare. Përgjigje përfundimtare. Mendim (vendim) përfundimtar.