përflak
Appearance
PËRFLAK I kal.
- 1. E djeg me flakë, i jap flakë, e mbuloj me flakë (një vend etj.). Rrufetë e përflakën korijen. Zjarri përflaku dheun.
- 2. E përcëlloj në flakë diçka, e përzhit. E përflaku pulën. I përflakin kularët.
- 3. fig. I jap një ngjyrë të kuqe të ndezur si të flakës, e përskuq, e ndez. Agimi përflaku diellin. Rrezet e diellit përflakën retë e bardha. Perëndimi përflaku liqenin.
PËRFLAK II kal.
- E hedh tutje me forcë, e flak tutje. E përflaku vala.