Jump to content

përfitoj

Nga Wiktionary

PËRFITOJ kal.

  • 1. Nxjerr një fitim material ose shpirtëror nga dikush a nga diçka, fitoj diçka të vlefshme, kam dobi. Përfitojnë nga përvoja e të përparuarve. Kanë përfituar mjaft nga leximi (nga këshillat e tij). Toka përfiton shumë nga plehu i gjetheve.
  • 2. Shfrytëzoj rastin a rrethanat për të bërë diçka, për t'ia arritur një qëllimi, për të vepruar etj. Përfitoi nga rasti e ia tha troç. Përfitoi nga rrëmuja (nga errësira) e iku. Përfituan nga koha e mirë e mbollën shpejt.
  • 3. E shfrytëzoj diçka në mënyrë të padrejtë për të nxjerrë fitime vetjake; i shmangem detyrës që më takon. Përfitonte nga zemërgjerësia (nga butësia) e të tjerëve. Përfitonin nga padituria e njerëzve.