përfill
Appearance
PËRFILL kal.
- 1. E çmoj, e vlerësoj mirë dikë a diçka; tregoj nderim e vëmendje ndaj dikujt a diçkaje; dëgjoj me kujdes zërin a mendimet e dikujt; kund. shpërfill. Përfill vullnetin e shumicës (zërin e masës). Në të kaluarën nuk i përfillnin punëtorët (fshatarët e varfër).
- 2. Marr parasysh, e llogarit, e bëj hesap; i jap rëndësi, e vlerësoj (kryesisht mohuese). Nuk e përfillën rrezikun (vdekjen). Nuk i përfillin vështirësitë.
- 3. Përmend, zë në gojë, vë në dukje diçka a dikë. Nuk i pëlqen t'ia përfillësh atë ngjarje (atë njeri).