Jump to content

përdorshëm

Nga Wiktionary

PËRDORSHËM mb.

  • 1. Që shtihet në punë a shfrytëzohet për diçka, që mund të përdoret a të shërbejë për diçka; që përdoret gjithandej. Dru i përdorshëm në ndërtim. Lëndët (mjetet) më të përdorshme. Një nga metodat më të përdorshme.
  • 2. Që është i përshtatshëm për t'u përdorur, që përdoret lehtë, përdorak; doracak. Vegël e përdorshme. Fjalor i përdorshëm.